PRISHTINA - BASHKIMI @ GAME 3
BOROZANI/A.P.
Finalja e tretë, sonte në kryeqytet
19 May, 2017 @13:38
Me fillim nga ora 19:00, sonte në kryeqytet zhvillohet përballja e tretë e serisë finale mes Prishtinës dhe Bashkimit.
Pas 2 ndeshjeve të para, të dyja skuadrat kanë nga një fitore, të dyja të arritura në fushën kundërshtare, ndërsa për ta fituar titullin nevojiten 3 fitore nga seria.
Pa marrë parasysh se çfarë ndodh sonte, do të ketë edhe ndeshje të katërt, e cila luhet në Prizren, pasi që sipas rregullave ndeshjet do të barten nga një qytet në tjetrin, pra asnjëherë nuk do të ketë dy takime radhazi në të njejtën palestër.