PLAY OUT SERIES

Kerasani mbetet në Superligë, eliminon Dritën
19 May, 2017 @12:56
Prishtina do të vazhdojë të ketë dy ekipe në Superligë, edhe në stinorin tjetër garues 2017/18.
Kjo pasi që ekipi i Kerasan Prishtinës mbrëmë mposhti edhe në ndeshjen e dytë të serisë së Play-Outit Dritën e Gjilanit për të bërë 2-0 serinë dhe për të mbetur anëtare e Superligës.
Ndeshja e mbrëmshme ka qenë shumë e ngushtë sa i përket rezultatit derisa imtësirat përcaktuan fituesin, me përfundimtaren 92-96 (26-30, 25-20, 24-27 dhe 17-19).
Me fitoren e Kerasanit, seria u bë 2-0 dhe kështu Kerasan Prishtina mbetet anëtare e Superligës, ndërsa Drita mbetet së paku edhe për një stinor anëtare e Ligës së Parë.
Drita edhe stinorin e kaluar kishte dështuar të arrinte në Superligë, pasi që kishte humbur në finale nga Rahoveci 2-1 në Ligë të Parë.