GJYQTARI I HUAJ
BOROZANI/A.P.
Refer tjetër turk, në ndeshjen e tretë të finales
18 May, 2017 @16:13
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot se ndeshjen e tretë të finales do të referojë referi turk: Zafer Yilmaz.
Ai do të asistohet nga dyshja kosovare: Daut Mehmeti dhe Elion Obërtinca. Ndërsa vëzhgues do të jetë Nexhdet Hoxha.
Ndeshjen e parë finale e kishte referuar maqedonasi Zoran Mitrevski kryesor, ndërsa në të dytën ka qenë Yilmaz Yener, kryesor.
Shiko: PLAYOFF SKEMA
Seria finale e Play-Offit të Superligës aktualisht është 1-1 ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Ekipi që arrin 3 fitore së pari, shpallet kampion i Kosovës për stinorin 2016/17.
Dueli i tretë final zhvillohet nesër mbrëma me fillim prej orës 19:00 në Prishtinë.