FINAL FOUR

Nesër mbrëma fillon Final Fouri në Euroleague
18 May, 2017 @13:15
Spektakli i basketbollit europian fillon nesër mbrëma me dy superndeshje në kuadër të Final Fourit të Euroleagues. Borozani.com
Në ora 17:30, do të luhet ndeshja CSKA Moska - Olympiacos, ku skuadra ruse që është kampione aktuale e Euroligës, do të kërkojë për herë të dytë radhazi të kualifikohet në finale dhe ta mbrojë titullin.
Ndërsa ndeshja e dytë që do të luhet në ora 20:30, pritet të ketë interesim të madh, ngase Final Fouri po mbahet në Stamboll dhe ndeshja do të jetë zhvillohet mes Fenerbahçes dhe Real Madridit.
Fenerbahçe është përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Skuadra turke kërkon titullin e parë në histori, pasi që stinorin e kaluar dolën kokëulur nga finalja dhe atë pas vazhdimeve kur u mposhtën nga CSKA Moska.
E madrilenët, dëshirojnë ta kthejnë trofeun në Madrid, pas dy viteve.