CELTICS - CAVS @ GAME 1

Foto: nba.com
James e Love, shkatërrojnë Bostonin
18 May, 2017 @11:44
Ndeshja e parë e serisë finale të Konferencës Lindore, është luajtur dje në “TD Garden”, në mes të Boston Celticsit dhe kampionit aktual Cleveland Cavaliersit, që përfundoi me fitoren e Cavsit me rezultat 117-104.
Cleveland, që nga fillimi i ndeshjes, ka dhënë sinjale se sa shumë e kërkon fitoren, derisa te Bostoni është vërejtur lodhja pas 7 ndeshjeve në serinë kundër Washington Wizardsit.
Në skenë te Cavsi ishin LeBron James dhe Kevin Love, që shënuan 70 pikë së bashku për skuadrën. James luajti me 38 pikë, 9 kërcime e 7 asistime, derisa Kevin Love shënoi double-double me 32 pikë e 12 kërcime.
Te Bostoni, Avery Bradley dhe Jae Crowder luajtën me nga 21 pikë secili, që ishin të pamjaftueshme për ta ndalur kampionin aktual.
Cleveland, kaloi 1-0 në epërsi në seri, derisa kjo ishte fitorja e 9 e tyre gjatë Play Offit deri më tani. Ata nuk kanë shijuar disfatë ende përgjatë Play-Offit. Ndeshja e dytë e serisë do të luhet përsëri te palestra e Bostonit më 19 maj.