Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEPËR DRAMATIKE DHE ARRIN FITOREN NË FUND

Fitore dramatike, NewBasket ngritet në pozitën e dytë

Fitore dramatike, NewBasket ngritet në pozitën e dytë


25 January, 2023 @11:54

Një fitore tepër e rëndësishme e NewBasketit ka ardhur dje në përballje mjaft dramatike ndaj Dukagjinit. Skuadra prizrenase nuk ka shënuar pikë fare në 2 minuta e 22 sekonda të fundit të ndeshjes, derisa kishte epërsinë 64-68.

Vendasit ulën epërsinë e tyre në 66-68 kur mbetën edhe 1 minutë e 51 sekonda deri në fund të ndeshjes, ndërsa pas kësaj asgjë që tentuan nuk hyri në rrjetë! U tentuan treshe, dyshe, bile edhe gjujtjet e lira nga Dukagjini - por thjesht asgjë nuk hyri nuk kosh dhe ndeshja mbeti me rezultatin që ishte 1:51 minuta para fundit për tu mbyllur me festën e NewBasketit në fund.

TABELA AKTUALE

Me fitore, NewBasket ka arritur në bilanc 16-6 si dhe ka dalë në pozitë të dytë të renditjes pasi që Istogu nuk ka zhvilluar ndeshjen ende. Në anën tjetër përkundër mundit, Dukagjini është në 5-17 dhe i parafundit në renditje tabelare.

Sa i përket lojtarëve Drini Rexha luajti me double-double prej 16 pikëve dhe 18 kërcimeve, ndërsa Hajriz Hazeri dha 15 pikë e bëri 5 asistime në fitoren e ekipit të tij. Te vendasit Ergyn Rushiti dha 21 pikë, ndërsa nuk ndihmuan as 19 pikët e Isaiah Lintonit.


 
Të gjitha lajmet nga