Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUEL DRAMATIK - FITORJA GJAKOVARËVE

Fitore e ngushtë për gjakovarët në kryeqytet

Fitore e ngushtë për gjakovarët në kryeqytet


30 January, 2023 @22:18

Gjakova e Re ka arritur të shënojë një fitore të rëndësishme në kryeqytet sonte, pasi që në palestrën ISP ka mposhtur MH Prishtinën duke rezistuar fortë në çerekun e fundit të ndeshjes.

MH Prishtina pas çerekut të tretë jo të mirë (8-25) u rikthye në çerek të fundit me 27-18 por për pak nuk arriti ta çojë ndeshjen më tutje, pasi që dueli përfundoi me përfundimtaren, MH Prishtina 84-86 Gjakova e Re.

TABELA AKTUALE

Rron Dahsyla dhe Shëndrit Llapi ishin më të dalluarit te Gjakova e Re sonte, duke shënuar secili nga 22 pikë. Ndërsa te MH Prishtina Donat Rexhepi dha 30 pikë, që s’mjaftuan.

Pas këtij dueli Gjakova e Re ka bilanc 11-12 dhe është e shtata për momentin në renditje, ndërsa MH Prishtina e nënta në tabelë, ka bilanc 6-18.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë