Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - YLLI

Fitore në Prizren, Ylli në gjysmëfinale

Fitore në Prizren, Ylli në gjysmëfinale


11 April, 2024 @19:47

Pas fitores së parë në Suharekë, Ylli e ka mposhtur Bashkimin edhe në takimin e dytë në Prizren, për ta arritur kështu gjysmëfinalen e Play Off-it në Superligë.

Suharekasit takimin e sontëm me rezultatin përfundimtar 75-86.

PLAY OFF - SKEMA DREJT FINALES

Pjesa e parë e skuadrave u mbyll me rezultat të barabartë 37-37, e më pas Ylli u tregua më i mirë në pjesën e dytë dhe e fitoi takimin.

I zakonshmi Alonzo Verge Jr. me 31 pikë, 8 asistime, 4 kërcime, 4 topa të vjedhur e 1 bllokadë ishte më i miri te Ylli sonte, e përveç tij u veçua edhe Nate Grimes me 21 pikë e 13 kërcime.

Te portokallezinjtë Eric Copes me 20 pikë e 11 kërcime ishte më i miri sonte.

Kështu, pas fitores 2-0 në seri ndaj Bashkimit, Ylli kalon në gjysmëfinale ku do të përballet me Pejën.

Kundërshtari i Trepçës në gjysmëfinale do të kuptohet më 18 prill, kur Prishtina dhe Vëllaznimi do të përballen mes tyre në takimin e tretë të serisë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga