Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZOHET SERIA! NDESHJA VENDIMTARE NË KRYEQYTET

Vëllaznimi s’dorëzohet, barazon serinë 1-1!

Fotot: FBK

Vëllaznimi s’dorëzohet, barazon serinë 1-1!


9 April, 2024 @23:30

Përkundër epërsisë që bënte Prishtina në ndeshje, Vëllaznimi nuk dorëzohej. E kjo, iu shpagua ekipit gjakovar kah fundi i çerekut të tretë kur morën epërsinë dhe shtyen ndeshjen deri në fund me epërsi të lehtë, që iu shpagua.

Ka qenë Henrik Sirko që nuk ka arritur të shënojë për tre pikë në sulmin e fundit të Prishtinës dhe Vëllaznimi që kishte shënuar me Ardit Pepajn shumë të saktë sonte për 66-63 mori fitoren në fund me 66-65.

Pepaj kreu ndeshjen me 15 pikë të shënuara duke shutuar me 60% saktësi nga loja, prej të cilave 3/7 për tre pikë. Më efikasi ka qenë Jordan Dallas me 19 të shënuara, ndërsa kreu lojën me double-double pasi që bëri edhe 10 kërcime. 15 pikë i dha edhe Myreon Jones e 7 asistime i shtoi në llogari të tij, derisa shkodrani Daniel Lekndreaj luajti me double-double prej 13 pikëve e 11 kërcimeve.

Jordan Dallas @ Vellaznimi

Prishtina që dukej e sigurt në pjesë të parë të ndeshjes dhe bënte epërsi deri në 13 pikë, këtë nuk arriti ta mbajë në fund të pjesës së dytë të ndeshjes. Donte Clark ka qenë jashtëzakonisht i dalluar në ekipin e Albert Sylejmanit sonte, ndërsa ka dhënë 21 pikë, 5 asistime e 7 kërcime në ndeshje. Pos tij, vetëm edhe Malcolm Armstead shënoi pikë dyshifrore, 13, por ai ka pasur bilanc 1/8 për tre pikë! Diamond Stone luajti afër 13 minuta dhe bëri 7 pikë.

PLAYOFF SKEMA

Me fitore, Vëllaznimi barazon serinë çerekfinale të playoffit në 1-1 dhe tash do të udhëtojë në Prishtinë për ndeshjen vendimtare të serisë, ku gjakovarët e drejtuar nga Vladimir Krstic do të kërkojnë befasinë.

Prishtina në anën tjetër, këto ditë me mend do të jetë në Final Four të Ligës Ballkanike, ku do të duhet të luajnë ndeshjen gjysmëfinale me 12 prill, e nëse e kalojnë atë, atëherë më 14 prill luajnë finalen. Kjo, pritet të shtyejë ndeshjen e tretë të serisë së playoffit të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga