KBF PRISHTINA - KBF BASHKIMI

Fitorja e dytë derbi brenda 10 ditëve për KBF Bashkimin
23 February, 2022 @23:03
Pas fitores në finalen e Kupës së Kosovës në kuadër të femrave, KBF Bashkimi e mposhti KBF Prishtinën edhe në Ligën Unike.
Skuadra prizrenase triumfoi me rezultat 65-87.
10 minutëshi i parë në dneshje përfundoi me rezultat të barabartë prej 12-12, kurse në çerekun e dytë Bashkimi kaloi në epërsi dhe e ngriti deri në 20 pikë.
Prishtina në çerekun e tretë e ngushtoi epërsinë e prezrenaseve, por kontrolli gjithmonë ishte te vashat e trajnerit Franko Strle për ta regjistruar fitoren e radhës.
D’Asia Chambers me 28 pikë e 10 kërcime e 7 asistime ishte më e dalluara te Bashkimi së bashku me Monique Coker (21 pikë e 16 kërcime).
Te Prishtina u veçuan Arbnore Përquku e Marigona Rushiti me nga 13 pikë secila dhe Sarah Mgbeike me 12 pikë e 14 kërcime.
Bashkimi aktualisht ka bilans prej 5 fitoreve e 3 humbjeve deri më tani në Ligën Unike, kurse Prishtina 4 fitore e 3 humbje.