FERIZAJ
BOROZANI/Lis Dorambari
Fitorja e dytë me radhë e Vëllaznimit
26 October, 2014 @21:59
Skuadra e rikthyer në elitë të basketbollit, Vëllaznimi, ka arritur që të shënojë fitoren e dytë me radhë në Superligë, duke u ngritur në pozitën e pestë të klasifikimit, pas katër xhirove të zhvilluara.
Ekipi i Jeton Nixhës është treguar më i fortë sesa ai i Visar Xhemajlit në Ferizaj, ku Vëllaznimi mposhti Kastriotin, që gjindet në fund të tabelës së klasifikimit, 70-87.
Në xhiron e radhës gjakovarët do të presin Bashkimin e Prizrenit në Shani Nushi, derisa Kastrioti do të ketë punë të vështirë ndaj Pejës në Karagaç.
Statistikat ekipore:
Kastrioti | Vëllaznimi | ||
Çereku i parë | 23 | 22 | |
Çereku i dytë | 15 | 28 | |
Çereku i tretë | 17 | 25 | |
Çereku i katërt | 15 | 12 | |
Kërcime | 27 | 27 | |
Asistime | 18 | 21 | |
Bllokada | 1 | 16 | |
Topa të vjedhur | 9 | 10 | |
Topa të humbur | 15 | 14 | |
Tentime për tre pikë | 4/39 | 2/15 | |
Tentime për dy pikë | 17/31 | 31/50 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 21/70 | 33/65 |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Reuben Werber | 23 pikë | 3 kërcime | |
2 | Donald Lawes | 15 pikë | 10 kërcime | 5 asistime |
3 | Hysen Sadiku | 14 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Flakron Sahiti | 8 pikë | 3 kërcime | |
5 | Fisnik Juniku | 6 pikë | 5 asistime | 2 kërcime |
6 | Armend Jashari | 2 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Kene Obi | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Korab Prekazi | 19 pikë | 4 asistime | 1 kërcim |
2 | Dino Hodzic | 17 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
3 | Matteo Juricic | 13 pikë | 2 asistime | |
4 | Besnik Azemi | 12 pikë | 12 kërcime | 4 asistime |
5 | Arianit Bytyqi | 10 pikë | ||
6 | Qëndrim Ajazaj | 8 pikë | 2 kërcime | |
7 | Imer Tahiri | 2 pikë | 5 asistime | |
8 | Valon Gashi | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
9 | Mario Hajdic | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Driton Raci | 2 pikë |