E PARA

BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Fitorja e parë e Trepçës
13 October, 2013 @19:09
Ish kampionja e Kosovës në basketboll, Trepça, ka regjistruar fitoren e parë në Superligë për këtë edicion sonte.
Ekipi i udhëhequr nga spanjolli Israel Martin ka shënuar fitore ndaj RTV 21-shit, të cilët deri sonte nuk kishin shijuar humbjen këtë stinor.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Trepçës për të cilët ka debutuar edhe përforcimi i dytë amerikan, Joshua Brown. Brown, bashkë me alo-qendrën Robert Goff kanë qenë basketbollistët më të dalluar te ekipi mitrovicas në fitoren e ngushtë ndaj Teleboysave.
TREPÇA, Koshashënuesit:
1 | Joshua Brown | 21 pikë | ||
2 | Robert Goff | 17 pikë | ||
3 | Besnik Azemi | 10 pikë | ||
4 | Valdrin Haxhiu | 6 pikë | ||
5 | Imer Tahiri | 5 pikë | ||
6 | Korab Prekazi | 4 pikë | ||
7 | Herion Faslija | 2 pikë | ||
8 | Safet Mustafa | 2 pikë |
RTV 21, Koshashënuesit:
1 | Brandon Jenkins | 19 pikë | ||
2 | Erris Nushi | 12 pikë | ||
3 | Ersan Ozseven | 11 pikë | ||
4 | Elvan Iljazi | 9 pikë | ||
5 | Urim Zenelaj | 9 pikë | ||
6 | Ard Islami | 5 pikë | ||
7 | Jon Pack | 2 pikë |