Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAKERS - ROCKETS

Fitorja e parë pa Kobe Bryantin

Fitorja e parë pa Kobe Bryantin


27 October, 2016 @10:45

Los Angeles Lakers, dje luajti ndeshjen e parë zyrtare pa super yllin Kobe Bryant, i cili u pensionua nga basketbolli në stinorin që e lamë pas. Bryant, ka qenë për dy dekada pjesë e ekipit (1996-2016).

E Lakers në ndeshjen hapëse mposhti Houston Rocketsin me rezultat 120-114 në Staples Center.

TABELA AKTUALE

Jordan Clarkson me 25, D’Angelo Russell me 20 dhe Julius Randle me 18 pikë, kanë qenë lojtarët kyç të skuadrës hollywoodiane, derisa kryesia është duke llogaritur shumë në këta tre lojtarë në të ardhmen.

Lakers stars

Ndërsa në anën tjetër te Houstoni, performanca e James Hardenit (34 pikë, 17 asistime), mbeti për statistikë personale pasi skuadra e tij pësoi humbjen e parë të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga