VESELI, PAS NDESHJES

Alban Veseli, mbrëmë te Peja - AEK/ Foto: FBK
Veseli: Nuk jemi ekip i lehtë për rivalët
27 October, 2016 @9:31
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të ekipit të Pejës mbrëmë, Alban Veseli, në prononcimin e tij pas fitores ka thënë se Peja nuk është kafshatë e lehtë për kundërshtarët e grupit.
“Ne dëshmuam se Peja nuk është ekip i lehtë pë skuadrat tjera të grupit. Kemi luajtur lojë ekipore dhe gjithë lojtarët ishin në elementin e tyre. Fitore plotësisht e merituar dhe shpresojmë të kalojmë grupin, edhepse do të jetë shumë vështirë,” ka thënë Veseli.
Veseli ka shënuar 19 pikë, 3 kërcime e 3 asistime në fitoren e parë të Pejës në kuadër të FIBA Europe Cup, në stinorin që po debutojnë aty.