Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BROSE BASKETS - PANATHINAIKOS

Nick Calathes shpëton Panën në fund

Nick Calathes shpëton Panën në fund


26 October, 2016 @23:50

Në ndeshjen interesante që u luajt sonte në Gjermani, Panathinaikos në 10 sekondat e fundit ishte në dizavantazh kundër Brose Bambergit vendas.

Skuadra gjermane ishte shumë afër të gëzohet për fitore, por në skenë doli greku Nick Calathes duke shënuar 3 sekonda para përfundimit të ndeshjes dhe për t’ia sjellur fitoren Panës me rezultat të ngushtë 84-83.

Koshashënuesi më i mirë te skuadra greke ishte K.C. Rivers me 18 pikë të shënuara, derisa heroi i natës, Nick Calathes, për një asist ishte larg shifrave magjike triple-double (10 pikë, 11 kërcime e 9 asistime).

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e dytë e Panathinaikosit në tri ndeshjet e para të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague