OKC - 76ERS
Westbrook kujdeset për fitoren e Oklahomës
27 October, 2016 @9:33
Largimi i Kevin Durantit nga Oklahoma City Thunder, nuk e ndaloi skuadrën që të nis stinorin me fitore.
Nën dirigjimin e Westbrookut, Oklahoma City Thunder e mposhti Philadelphia 76ersin me rezultat 103-97.
Russell Westbrook, ishte një asist larg ta regjistroi triple-doublin e parë të stinorit në ndeshjen e parë të stinorit (32 pikë, 12 kërcime, 9 asistime)
Në anën tjetër te Philadelphia, edhepse është humbur ndeshja, performanca e rookiet Joel Embiid, solli buzëqeshje te fytyrat ngase lojtari në fjalë shkëlqeu me 20 pikë, 7 kërcime e 2 bllokada në ndeshjen debutuese të tij në NBA.
Oklahoma ndeshjen e radhës do të luaj kundër Los Angeles Lakers.