Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËR TROFE

Flamurtari apo Bashkimi?

Flamurtari apo Bashkimi?


Teksti: FBK

27 October, 2022 @14:44

Sonte zhvillohet finalja e madhe mes Flamurtarit të Vlorës dhe Bashkimit të Prizrenit.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe transmetohet në Art Motion/Kujtesa.

Skuadra vlonjate në gjysmëfinale mundi Partizanin 67:60, kurse Bashkimi shënoi fitore ndaj Penzës 70:69. Kjo është hera e parë që Superkupa Mbarëkombëtare mbahet në Kosovë, përkatësisht në qytetin e bukur dhe historik të Prizrenit. Në edicionin e kaluar ishte mbajtur në Vlorë, ku kishte triumfuar Penza e Pejës.

Flamurtari është kampion në Shqipëri, ndërsa Bashkimi fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës. Të dy skuadrat synojnë trofeun e çmuar të Superkupës Mbarëkombëtare, ndërsa tifozët pritet t’i japin zjarr kësaj finale.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike