Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË ME SELEKTORIN AKTUAL

FSHF vazhdon me selektorin Bushi

Foto: FSHF

FSHF vazhdon me selektorin Bushi


10 January, 2025 @20:36

Deri në fund të vitit 2026 ia ka vazhduar Federata e Futbollit të Shqipërisë kontratën Alban Bushit, selektorit aktual të Shqipërisë U-21. Bushi 51 vjeç është në këtë pozitë që prej vitit 2016, ndërsa FSHF ka shkruar se vazhdimi i marrëveshjes me Bushin synon sigurimin e vazhdimësisë së procesit të rritjes së lojtarëve për ekipin senior të Shqipërisë.

“Federata e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2026. Alban Bushi, i cili drejton Kombëtaren U-21 që prej vitit 2016, ka udhëhequr ekipin në disa edicione kualifikuese për Kampionatet Europiane.
Ai dhe stafi i tij do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më pozitive”,
ka bërë të ditur FSHF ndër të tjera sot.


 
Të gjitha lajmet nga