BEROE - PRISHTINA
Fundi dramatik, fituesi caktohet në sekondat e fundit
20 December, 2021 @20:05
Një fund dramatik në ndeshjen në mes të Beroes dhe Prishtinës.
Skuadra e Prishtinës, e mposhti Beroen me rezultat të ngushtë 93-94.
Beroe në çerekun e parë e kishte epërsinë prej 14 pikëve (24-10), derisa në çerekun e dytë, Prishtina u këndellë dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi (40-43).
Prishtinasit e ruajtën epërsinë edhe në çerekun e tretë (66-71), derisa 10 minutëshi i fundit u rrezikua nga Prishtina.
Skuadra bullgare arriti ta barazojë rezultatin në sekondat e fundit, derisa u faulua Nick Tomsick i Prishtinës dhe për fat të mirë shënoi 1 herë nga 3 tentimet e tij nga vija e gjuajtjeve të lira dhe ia solli fitoren skuadrës.
Wendell Mitchell me 21 pikë ishte më i dalluari te Prishtina, kurse u ndihmua edhe nga Jan Palokaj me 20 pikë, Jetmir Zeqiri me 15 pikë dhe Nick Tomsick me 14 pikë të tjera.
Te Beroe më i dalluari ishte Aleksandar Georgiev me 28 pikë e 15 kërcime.
Prishtina pas 2 humbjeve ka regjistruar fitoren e katërt rresht në Ballkan Ligë.