VENDIMTARI
Fuquan Edwin, MVP i finales
19 February, 2017 @21:44
Baskebollisti i transferuar në afatin kalimtar dimëror te Sigal Prishtina, Fuquan Edwin, është përzgjedhur MVP i finales së Kupës së Kosovës, nga Borozani.com.
Edwin, ka qenë njeriu kryesor i bardhekaltërve sonte në çerekun e fundit, atëherë kur Sigal Prishtina theu Pejën dhe siguroi Kupën e 12 në vitrinë.
Edwin ka luajtur 34 minuta sonte. Ka shënuar 23 pikë, me saktësi 5-6 për tre pikë. Ai ka vjedhur 5 topa gjatë ndeshjes, 2 prej të cilave në momente vendimtare, kur Peja tentoi të rikthehej.
Ai thuajse i vetëm mposhti Pejën në çerekun e fundit duke shënuar 19 pikë, prej të cilave 4 treshe!