FUNDI I PJESËS SË PARË
Peja pushon me epërsi
19 February, 2017 @20:08
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës në basketboll.
Ndeshje tejet interesante dhe luftë për çdo top në “Minatori” derisa Peja e Prishtina po kërkojnë Kupën e Kosovës.
Prishtina në çerekun e dytë ka pasur 6-1 tentimet për tre, derisa te Peja transferi i ri Robert Abramovic shënoi 4 treshe.
E në pushim, Peja shkon me epërsi dhe një aromë të lehtë kupe, 40-36.