ALL STAR 2017
Porzingis fiton garën për shkathtësi
19 February, 2017 @10:04
Kjo është garë ku zakonisht garojnë fundorët, por me ndërrimin e formatit të garës që nga viti i kaluar, po munden të marrin pjesë edhe lojtarët që kanë gjatësi të lartë.
Dhe pikërisht sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet arriti të fitojë një lojtar shtatëlartë garën e shkathtësisë.
Letonezi i New York Knicksit, Kristaps Porzingis, i cili është i gjatë 221 cm, në finale e mposhti lojtari e Utah Jazzit, Gordon Hayward dhe u shpall fitues.
Vjet këtë garë e kishte fituar qendra e Minnesotës, Karl-Anthony Towns.
Sonte në ora 2:00 pas mesnate është ndeshja e Perëndimit me atë të Lindjes.