INFORMATORI I KUPËS
Bashkimi dënohet me 500 euro
18 February, 2017 @18:14
Skuadra e Bashkimit është gjobitur me 500 euro nga FBK, ka bërë të ditur Informatori i katërt i Kupës së Kosovës i botuar sot.
“Për shkak të hudhjes së dy karrigeve dhe shkrepësave nga shikuesit e ekipit të Bashkimit, në drejtim të tribunës qendrore në ndeshjen gjysmëfinale,” është thënë në Informator Nr 4 të Kupës, ndërsa sipas Nenit 49.4 të PG, KB Bashkim gjobitet me 500 euro.
Bashkimi u mposht nga Peja në gjysmëfinalen e djeshme me 6 pikë dallim. Bashkimi u eliminua, ndërsa Peja kaloi në finale.