DIMITRIS PAPADOPOULOS
Papadopoulos: Prishtina nuk ishte më e mirë se ne
17 February, 2017 @22:32
Trajneri i Trepçës, Dimitris Papadopoulos, u tregua mjaft i nervozuar pas humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Sigal Prishtinës.
Në intervistën e tij pas ndeshjes për kanalin transmetues, Supersport, Papadopoulos tha se Prishtina nuk luajti më mirë se Trepça, por që cilësia e lojtarëve dhe fati përcaktuan fituesin.
“Ishte një ndeshje shumë e afërt. Sipas meje, ne luajtëm fortë, ishim të përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje dhe para së gjithash dua t’i falënderoj tifozët për atmosferën e zjarrtë.
Ndërsa në ndeshje, ata nuk ishin më të mirë se ne. Është e vërtetë se kanë lojtarë më cilësorë, por ne luftuam dhe e bëmë atë që duhet bërë, megjithëse në fund nuk arritëm të fitojmë pasi që na mungoi edhe fati,” tha ai.