NGA INFORMATORI I KUPËS
Gjobë edhe për Sigal Prishtinën
18 February, 2017 @18:29
As skuadra kampione e Kosovës nuk ka shpëtuar prej dënimit në të holla. Edhepse shikuesit e saj kanë ardhur më vonë, kanë mjaftuar pak minuta që ekipi të merr gjobë prej 500 eurove.
“Hudhja e gjësendeve të forta që mund të shkaktojnë lëndime me rrezik për jetë: gurë, karrige, dërrasa, etj.,” shkruan neni 49.4 i FBK-së për të cilën Sigal Prishtina është dënuar me një ‘lejla’.
Bardhekaltërit duhet të paguajnë gjobën para finales që zhvillohet nesër ndaj Pejës me fillim në ora 19:30.