VERDHEZINJTË
300 euro gjobë për Pejën
18 February, 2017 @18:24
Peja ka shpëtuar më së miri nga ekipet e katërshes së madhe, ka bërë të ditur Informatori Nr 4 i Kupës së Kosovës.
Verdhezinjtë janë gjobitur me 300 euro nga FBK për shkak të ndezjes së fishekzjarreve nga shikuesit e tyre në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bashkimit dje.
Peja ka kaluar në finale të Kupës, ndërsa gjobën duhet ta paguajë para ndeshjes, ka shkruar Informatori Nr 4.