REFERI
4 lojë dënim për referin e ndeshjes Trepça-Prishtina
18 February, 2017 @18:40
Gjyqtari kryesor i ndeshjes Trepça-Prishtina, Daut Mehmeti, është dënuar me 4 ndeshje mosdelegim në tempo të delegimit nga FBK-ja.
Mehmeti është dënuar konform Nenit 54.11 të Propozicioneve të Garave të FBK-së për këtë edicion që thotë: Bërja e gabimit material të rregullave të lojës sipas vlerësimit të vëzhguesit apo kontrollorit të ndeshjes, por pa ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.