Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

Garat në kategoritë e reja, shtyhen për shkak të COVID-19

Foto: FBK

Garat në kategoritë e reja, shtyhen për shkak të COVID-19


28 October, 2020 @19:13

Përmes një njoftimi të lëshuar në llogarinë zyrtare të Federatës në Facebook, FBK ka bërë të ditur se ka shtyer fillimin e edicionit të ri të garave për kategoritë e reja në basketboll, në të dyja konkurrencat.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 28.10.2020 për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe situatës së paqëndrueshme me pandeminë, gjë që ka shtyrë edhe mbylljen e përkohshme të disa shkollave në vendin tone, ka marrë vendim për shtyerjen e fillimit e edicionit për garat e kategorive të reja në të dyja konkurrencat deri në një afat të pacaktuar,” ka bërë të ditur FBK-ja sot, duke shtuar se ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Dytë