NË SLLOVENI
Gëzim Morina më efikasi në humbjen e ekipit
27 January, 2018 @22:17
Lideri i elitës sllovene në basketboll, Sixt Primorska, është mposhtur në duelin e sontëm që e kishte ndaj Rogaskas si mysafir, 79-68.
Reprezentuesi i Kosovës, Gëzim Morina, ka qenë më i miri te ekipi i tij, duke shënuar 20 pikë në 22 minuta lojë sa ishte në parket.
Morina, që me ekipin e tij janë liderë përkundër humbjes dhe kanë bilanc 11-4 aktualisht, ka shtuar në llogarinë e tij sonte edhe 5 kërcime, ndërsa ajo që është për t’u vlerësuar është se Gëzimi ka shënuar edhe tre treshe nga pesë tentime që i kishte.