BOREA-PEJA
Borea fiton derbin lokal
27 January, 2018 @21:56
Skuadra pejane Borea, ka arritur të shënojë fitoren e parë në stinorin pranveror të Superligës.
Pas dy humbjeve të regjistruara, ndaj Rahovecit dhe Bashkimit, djelomshat e drejtuar nga trajneri i ri Dak Turku, fitoren e parë të pjesës së dytë të stinorit dhe shpresën për mbijetesë e kanë shtuar në derbin lokal.
Borea që prej fillimit të takimit kapi epërsi të konsiderueshme, ndërsa atë me kohë e thelloi, për të luajtur e qetë në çerekun e fundit për përfundimtaren 93-69.
Shpend Gashi ka qenë më efikasi te Borea sonte, duke shënuar 23 pikë. Ndërsa lojtari më i mirë i ndeshjes ka qenë Sami Hajzeri.
Ai kreu ndeshjen me 20 pikë, 11 asistime dhe 9 kërcime, derisa shënoi edhe 3 topa të rrëmbyera, për të mbyllur takimin me efiçencë +36.
Në anën tjetër, te Peja, vetëm dy lojtarë kanë mbyllë takimin me pikë dyshifrore. Beqë Kovaçi ka shënuar 19 pikë, ndërsa i riu premtues Rron Ukaj ka mbyllur ndeshjen me double-double, 16 pikë dhe 12 kërcime.
Peja vazhdon me humbje në pranverë, derisa Borea tash ka bilanc 3-14 dhe kërkon të dalë nga fundi i klasifikimit.