CAVS - PACERS
Cavs shpërthen te Indiana
27 January, 2018 @10:18
Pas disa humbjeve rresht, Cleveland Cavaliers arriti ta mposht Indianën me rezultat 115-108.
Cavs gjatë tërë ndeshjes ishte në epërsi dhe nuk e lejoi në asnjë moment kundërshtarin të dalë përpara.
Super ylli i skuadrës LeBron James, shkëlqeu duke e bërë triple-double’in e tetë të stinorit me 26 pikë, 11 asistime e 10 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga JR Smith me 23 pikë të tjera. Vlen të ceket se 7 lojtarë në këtë ndeshje te Clevelandi shënuan pikë dyshifrore.
Te Indiana, më së shumti u dallua lojtari All-Star i tyre Victor Oladipo me 25 pikë, 7 asistime e 6 kërcime.
Kjo ishte fitorja e 28-të e stinorit për Cleveland Cavaliersin dhe gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Lindore.