Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVA E RE BEFASON BORËN!

Gjakova e Re mbyll stinorin në mes!

Gjakova e Re mbyll stinorin në mes!


14 March, 2023 @22:02

Skuadra e Gjakovës së Re ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit kampionale të saj, të tridhjetën, në xhiron e XXXIII për të mbyllur stinorin në Ligë të Parë në mes të tabelës.

Gjakova e Re ka mposhtur ekipin që u fut në PlayOff dhe që po synon Superligën, Bora, me rezultat 80-69. Koshashënuesi më i mirë te Gjakova e Re ka qenë Dardan Brovina që ka shënuar 20 pikë, 5 asistime, ndërsa ka bërë edhe 16 kërcime për të kryer lojën me double-double.

Me këtë fitore, Gjakova e Re mbyll stinorin në pozitën e gjashtë me bilans 14-16, ndërsa Bora në të tretën dhe ka siguruar më parë PlayOffin, me bilans 22-8.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë