DUELI HAPËS I XHIROS
Gjakovarët në Suharekë
6 February, 2016 @7:22
Ylli do të pret Vëllaznimin sonte prej orës 19 në “13 qershori” të Suharekës. Ekipi që po tenton të marrë vendin e katërt dhe të sigurojë një vend në Play-Off, së fundi ka marrë një goditje të madhe nga trajneri i saj, Agron Berisha, që me sulmin fizik ndaj referit në xhiron që shkoi përveç humbjes, ia mohoi ekipit edhe pikën e humbësit.
Tash e tutje Yllit do t’i duhet shumë punë për të arritur pozitën e katërt deri në fund të stinorit të rregullt, ndërsa në anën tjetër, rivali kryesor për këtë vend është përforcuar.
Vëllaznimi në anën tjetër, nuk ka fituar asnjë ndeshje ndaj ekipit suharekas këtë stinor. Mirëpo, me “shpresa vdes e fundit” gjakovarët udhëtojnë sot për të kërkuar befasinë, derisa lojtarët e saj nga Peja janë në formë të mirë dhe po ngriten si lojtarë.
Gjykimi i ndeshjes i është besuar treshes: Artan Gashi, Astrit Kasapolli dhe Dardan Maxhuni.