FBK
Kurs intensiv për trajnerë të basketbollit
5 February, 2016 @15:13
Trajnerët kosovarë të basketbollit dhe kandidatët për të qenë në të ardhmen trajnerë, do ta kenë rastin që të jenë pjesë e një kursi intensiv 10 ditor që do të organizohet nga Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës.
Trajnerët që do ta përcjellin këtë kurs, në fund do të marrin certifikata nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar të nënshkruara nga ekspert të FIBA-s.
Ky kurs, ku pjesëmarrës do të jenë 30 trajnerë kosovarë, është mundësuar falë grantit të fituar i Federatës së Basketbollit të Kosovës nga fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Solidariteti Olimpik.
Ligjërues i kursit do të jetë instruktori i FIBA-s, slloveni Tone Krump, dhe do të mbahet nga data 24 shkurt deri më 3 mars.