NGA MEDIAT
Kjo është vetëm 70% e Prishtinës
5 February, 2016 @14:28
Antonis Constantinides beson se Prishtina mund të tregojë performancë edhe më të mirë se tash. Ekipi bardhekaltër është motivuar mjaft para derbit me Pejën në fundjavë, pas fitores së shënuar ndaj Kozuvit në Gjevgjeli gjatë kësaj mesjave.
“Jam i bindur se ky ekip ka më shumë potencial, por duhet të zhvillohemi ende si ekip. Sipas mendimit tim, ky ekip është duke e shfaqur vetëm 70%-shin e tij. Lojtarët i janë përshtatur kërkesave të mija dhe i përgëzoj për këtë,” ka thënë ndër të tjera Constantinides për Kohën Ditore sot.
Sigal Prishtina duke nisur nga kjo fundjavë do të ketë disa ndeshje për të zhvilluar, ku mund edhe të fitojë trofe.
Pas ndeshjeve me Pejën dhe Levskin, vjen ndeshja gjysmëfinale e Kupës dhe potencialisht edhe finalja.