EKIPI MALAZEZ
Përforcohen para duelit me Bashkimin
5 February, 2016 @15:06
Rivali i radhës në Grupin C të BIBL i Bashkimit, Mornar, ka bërë të ditur se është përforcuar me basketbollistin amerikan, Lamont Jones.
Jones ka qenë së fundi lojtar i Lapuas në Finlandë dhe ka pasur mesatare prej 20.2 pikëve, 3.8 asistimeve për ndeshje në 20 xhirot e zhvilluara atje.
Fundori 26 vjeç në fjalë ka luajtur edhe në Japoni, Katar e Arabi Saudite gjatë karrierës së tij basketbollistike, ndërsa pritet që të debutojë javën që vjen.