FAZA FINALE E LIGËS SË KOMBEVE 2024/25

Foto: DFB
Gjermania, gjysmëfinalistja e vetme pa trofe!
24 March, 2025 @11:28
Nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann, Gjermania për herë të parë ka arritur që të sigurojë biletë për Final Fourin e Ligës së Kombeve dhe të luftojë për trofe!
Mbrëmë vonë u mbyllën të gjitha ndeshjet e çerekfinales së Ligës së Kombeve, për skuadrat që po luftojnë për trofeun e katërt të kësaj gare prej se u themelua ajo. Prej 4 ndeshjeve kthyese çerekfinale, vetëm njëra nuk shkoi në vazhdime, derisa 3 ndeshjet tjera është dashur patjetër të shkojnë në vazhdime për të përcaktuar gjysmëfinalistët. Dy prej tyre, edhe penalltitë!
Kështu, në fund, u kuptuan gjysmëfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin e katërt të saj, 2024/25. Nikoqir i turneut të Final Fourit ku takohen gjysmëfinalistët me nga një ndeshje knockout si turne, është Gjermania. Kjo gjithashtu u kuptua mbrëmë, pasi që Gjermania eliminoi Italinë në çerekfinale, e fituesja e këtij dueli ishte përcaktuar të jetë nikoqire e Final Fourit.
Përndryshe, ka qenë pikërisht Gjermania që nuk ka çuar ndeshjen në vazhdime mbrëmë - edhe pse kah fundi i ndeshjes gjithçka rrezikuan. Portugalia fitoi pas vazhdimeve, ndërkaq Franca e Spanja është dashur të marrin biletën për katërshen e madhe vetëm pas penalltive!
REZULTATET E ÇEREKFINALEVE:
Liga e Kombeve 2024/25
20.03.2025 Italia - Gjermania 1-2
23.03.2025 Gjermania - Italia 3-3.
-
20.03.2025 Danimarka - Portugalia 1-0
23.03.2025 Portugalia - Danimarka 3-2, pas vazhdimeve 5-2.
-
20.03.2025 Kroacia - Franca 2-0
23.03.2025 Franca - Kroacia 2-0 (pas penalltive, 5-4).
-
20.03.2025 Holanda - Spanja 2-2
23.03.2025 Spanja - Holanda 2-2, pas vazhdimeve 3-3, (pas penalltive 5-4).
-
GJYSMËFINALET:
04.06.2025 Gjermania - Portugalia — Munchen
05.06.2025 Spanja - Franca — Stuttgart
-
Vendi i tretë:
08.06.2025 humbësit e gjysmëfinaleve — Stuttgart
-
FINALJA:
08.06.2025 fituesit e gjysmëfinaleve — Munchen.
i:
Kjo është hera e parë në histori të Ligës së Kombeve, ku pos fituesve të grupeve të Ligës A të Kombeve, mundësia për Final Four i ipet edhe ekipeve në vend të dytë të grupeve në Ligën A. Për këtë arsye edhe u luajtën për herë të parë çerekfinalet e playoffit, për të përcaktuar skuadrat e Final Fourit. Por, në fund, siç u pa, edhe pas penalltive, vetëm fituesit e grupeve siguruan Final Fourin. Të gjitha skuadrat që kishin përfunduar grupet përkatëse të Ligës A të Kombeve në vend të dytë, u eliminuan në çerekfinale. --- Rregulli vlen prej edicionit të katërt, 2024/25 të Ligës së Kombeve |