TRANSFERI
Gjiganti letonez në Prishtinë
24 March, 2014 @13:43
Ndeshja e fundit dhe vendimtare në Balkan League për klasifikim në pozitën e dytë, ka bërë që Sigal Prishtina të përforcohet në pozitën e qendrës.
Kështu, pak më parë, faqja zyrtare e klubit bardhezi në Facebook ka bërë të ditur se kampioni i shumëfishtë i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina ka arritur marrëveshje me basketbollistin letonez 210 centimetra të gjatë Andrejs Selakovs.
Me përvojë nga Kampionati Europian
Selakovs, i cili së fundi ka luajtur për ekipin ukrainas Odessa ka kaluar në Prishtinë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë.
Ai ka qenë pjesëmarrës në Kampionatin Europian të basketbollit me vendin e tij në Eurobasket 2011 dhe Eurobasket 2013, ka bërë të ditur më tej Sigal Prishtina në njoftimin e saj.
Ky është përforcimi i parë i huaj Sigal Prishtinës pas largimit të dyshes K’Zell Wesson dhe Josip Blajic.
Sigal Prishtina luan të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ndeshjen vendimtare ndaj Levski Sofias për kualifikim në TOP 2 të Balkan League.
Tabela aktuale para ndeshjeve të fundit në BIBL.