Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - BESA

Gjilani mposht Besën, e nis me 3 pikë

Gjilani mposht Besën, e nis me 3 pikë


20 August, 2017 @18:59

Me nga një gol në secilën pjesë, Gjilani ka arritur ta fitojë takimin e luajtur në shtëpi ndaj Besës, skuadër e cila është dobësuar dukshëm për shkak të largimeve në afatin kalimtar.

Gjilani u tregua skuadër më e mirë gjatë gjithë ndeshes, ndërsa goli i epërsisë erdhi nga Isa Eminhaziri në minutën e 31’. Vulosja e fitores u bë me të filluar pjesa e dytë, me Gëzim Rusin që shënoi për 2-0. E tëra çfarë bëri Besa ishte ngushtimi i rezultatit përmes Fetim Kasapit, mirëpo Gjilani nuk lejoi befasi dhe e mbylli takimin me fitore 2-1.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Xhiron e ardhshme, Gjilani e pret Feronikelin, ndërsa Besa e pret Dritën në Pejë.


 
Të gjitha lajmet nga