BLEDI SHKËMBI

Shkëmbi: Luajmë fortë, për rezultat pozitiv
19 August, 2017 @20:25
Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, në pritje të debutimit të tij në Superligë, që do të ndodh nesër në përballje ndaj Vëllaznimit, ka thënë se ekipi i tij po pret rezultat pozitiv.
“Kam dëgjuar se ndeshjet mes Lirisë dhe Vëllaznimit zgjojnë kurreshtje të madhe. Di që ekipet kanë rivalitet dhe traditë. Ne, ka kohë që jemi duke punuar shumë. Do të luajmë fortë, ashtu që të dalim me rezultat pozitiv nga ndeshja,” ka thënë korçari Shkëmbi.
Ndeshja Vëllaznimi - Liria zhvillohet nesër me fillim prej orës 17:00 në Gjakovë.