FERONIKELI - VLLAZNIA

Arifaj ‘thyen’ rezistencën e Vllaznisë, Nikli triumfon
19 August, 2017 @18:57
Në takimin e luajtur sot në Drenas, Feronikeli me shumë vështirësi ka shënuar fitore ndaj Vllaznisë, skuadrës debutuese në Superligë.
Me një skuadër të disciplinuar në mbrojtje, që tentonte rrezikimin përmes kundërsulmeve, Vllaznia sot rezistoi deri në minutën e 88’ të takimit, moment në të cilin Granit Arifaj parabolloi portierin mysafir dhe i dha ‘Niklit’ golin e fitores.
Takimi u dominua nga vendasit, të cilët rrezikuan disa herë edhe para golit të Arifajt, ndërsa për t’u përmendur është rasti i Qemajl Elshanit në minutën e 61’ të takimit, rast i cili përfundoi pa efikasitet. Në anën tjetër, në dy-tri rastet e Vllaznisë, vlen të përmendet ai i Fuad Karabegut, i cili ishte shumë pranë golit, mirëpo kjo nuk ndodhi dhe Vllaznia debutimin e saj në Superligë e mbylli me humbje minimale.
Xhiron e ardhshme, Vllaznia e pret Llapin, kurse Feronikeli i shkon Gjilanit.