INTERESANTE
Martesa në kurbet i ndanë lojtarët nga ekipi
19 August, 2017 @11:01
Dy futbollistët e dalluar të Trepçës’89, Blerand Kurtishaj dhe Kushtrim Lushtaku, janë ndarë nga ekipi i tyre, përndryshe kampion aktual i Kosovës.
Arsyeja është martesa!
Dy futbollistët në fjalë janë kurorëzuar me të dashurat e tyre këto ditë dhe për shkak se tash e tutje do të jetojnë jashtë vendit, janë ndarë nga ekipi.
Dyshes në fjalë, fat e lumturi në jetë.