TREPÇA 89' - FLAMURTARI
Kampioni ia nis me fitore
18 August, 2017 @18:52
Trepça ‘89 ka mposhtur Flamurtarin në duelin e parë të stinorit me rezultat 3-1.
Kampioni në fuqi i Kosovës e filloi sezonin ashtu siç pritej, ndërsa golin e parë për edicionin 2017/2018 të Superligës e shënoi Muharrem Jashari në minutën e 10’ të ndeshjes. Për 2-0 u përkujdes Oto John, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, ndërsa goli i tretë i mitrovicasve u shënua nga Florent Hasani në kohën shtesë të takimit.
Në anën tjetër, Flamurtari që sapo është promovuar në elitën e futbollit kosovar golin e nderit e shënoi përmes futbollistit Ardit Jaupaj.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros nesër dhe pasnesër, derisa në javën e ardhshme, Flamurtari e pret Prishtinën në derbin e kryeqytetit kurse Trepça ‘89 luan ndaj Lirisë në udhëtim.
11-shet e para:
Trepça ’89: |
Hajdini, Islami, Izmaku, Asare, Potoku, Hasani, Maloku, Jashari, Idrizi, Chibueze, Oto John. | ||
Flamurtari: | Halunaj, Goranovic, Hasani, Kabashi, Fischer, Lladrovci, Destieri, Hajdini, Jaupaj, Baftiu, Dautaj. |