LLAPI - DRENICA

Mirlind Daku i jep fitoren e parë Llapit
19 August, 2017 @18:56
Një gol i Mirlind Dakut në minutën e 55’ të takimit ishte i mjaftueshëm që Llapi ta nis me 3 pikë sezonin e ri.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina sot e mposhti me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Drenicës në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, në një takim që ishte kryesisht i barabartë, ndërsa diferencën e bëri goli me kokë i shënuar nga Mirlind Daku.
Në anën tjetër, paraqitje të mirë te Drenica zhvilloi Taulant Dajaku, i cili herë pas here tentoi ta rrezikonte portën vendase, mirëpo goli i barazimit nuk erdhi në asnjë moment dhe takimi u mbyll me fitoren e llapjanëve.
Xhiron e ardhshme, Llapi i shkon Vllaznisë në Pozheran, kurse Drenica e pret Vëllaznimin.