MOSRESPEKTIMI I RREGULLORES
Gjobiten Peja e Prishtina
8 December, 2015 @11:26
Rëndësia e madhe e superderbit ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, ka bërë që asnjëra skuadër të mos zbatojë rregulloren e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për lojtarët e rinj.
Skuadrat duhet që së paku 15 minuta në lojë të angazhojnë lojtarët nën moshën 18 vjeçare. E këtë asnjëra palë nuk e bëri në superderbi, me ç‘rast Komesari i Garave të FBK-së i ka gjobitur të dyja skuadrat me nga 500 euro për këtë thyerje të rregullores.
Gjithashtu, Peja është dënuar edhe me 400 euro tjera (hedhje të shkrepëseve, ndezje të mjeteve piroteknike, hudhje me letra dhe ofendime drejt zyrtarëve të FBK-së nga ulëset VIP).
Pra në total, Pejës fitorja në superderbi i ka kushtuar 900 euro, ndërsa Sigal Prishtinës humbja me 500 euro, ka bërë të ditur Komesari i Garave të FBK-së, Bajrush Ademi në Informatorin e radhës të botuar sot.
Sa i përket ndeshjeve tjera, Bashkimi është gjobitur me 50 euro për shkak se në top nuk ka qenë llogoja sipas kërkesave të FBK-së.