Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLDEN EAGLE YLLI

GoldenEagle Ylli zyrtarizon trajnerin e ri

GoldenEagle Ylli zyrtarizon trajnerin e ri


18 December, 2020 @19:29

GoldenEagle Ylli zyrtarizoi trajnerin e ri të skuadrës turkun Fatih Emre Gezer.

Trajneri 42 vjeçar, ka një përvojë të madhe në karrierën e tij.

Fatih Gezer ka eksperiencë më shumë se 15 vite si ndihmës trajner në skuadra të ndryshme. Ai gjatë karrierës së tij ishte si ndihmës trajner te skuadra Beykoz, Anadolu Efes e së fundi në Bundesligë te skuadra Alba Berlin.

TABELA AKTUALE

Ylli ka bërë të ditur se shumë shpejtë trajneri turk do të jetë në krye të skuadrës.

Skuadra suharekase gjithashtu ka bërë të ditur se në postin e drejtorit sportiv është emëruar Agron Berisha.

Ylli aktualisht ka bilanc prej 4 fitoreve e 4 humbjeve dhe gjendet në pozitën e katërt.


 
Të gjitha lajmet nga