PAS KOMUNIKATËS SË FFK-së

Gramoz Vokrri reagon! “Ja faktet”
23 March, 2022 @19:26
Kandidati për kryetar të FFK-së, të cilit iu refuzua aplikimi, Gramoz Vokrri, menjëherë pas Vendimit të Komisionit të FFK-së për mbikqyrje të mbarëvajtjes së garës për kryetar - ka publikuar emrat dhe nënshkrimet e kontestuara nga ky Komision.
Vokrri i ka publikuar të gjitha nënshkrimet dhe dëshmitë me vulë të letrave, nga klubet për të cilat Komisioni “fantom” i “pavarur” si e cilëson ai, i ka refuzuar.
Reagimi i Gramoz Vokrrit në Facebook:
“Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzojë nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare. Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këtij procesi. Në arsyetimin e FFK-së kontestohën nënshkrimet e KIKËS, ULPIANËS dhe PRISHTINËS. Të bashkangjitura keni faktet që dëshmojnë të kundërtën. Këto nënshkrime kanë emra, mbiemra dhe vendime nga klubet e tyre.
Me respekt dhe fair play.” - ka shkruar ai aty.
Dje, Ministria e Sportit gjithashtu bëri të ditur se ka gjetur shkelje të Ligjit për Sport në kandidaturën e ngutur të Agim Ademit për kryetar, që po përballet me kritika e akuza të ashpra.