Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FEDERATA

Refuzohet aplikimi i Vokrrit, Ademi mbetet i vetëm në garë!

Refuzohet aplikimi i Vokrrit, Ademi mbetet i vetëm në garë!


23 March, 2022 @16:05

Komisioni i FFK-së, i paraparë për të mbikëqyr procesin për deri në datën e mbledhjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor për kryetar të FFK-së ka konstatuar se kandidati Gramoz Vokrri nuk i plotëson kriteret për të qenë kandidat për kreun e FFK-së, dhe kështu Agim Ademi mbetet kandidat i vetëm në garë.

Komisioni gjithashtu ka bërë të ditur se disa nënshkrime janë të parregullta dhe këto do të dërgohen në Komision Disiplinor.

Njoftim i Komisionit të FFK-së rreth aplikimeve të të kandiduarve për kryetar të FFK-së - Në vijim të njoftimit të datës 2 mars 2022, për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të FFK-së, më datë 6 prill 2022, si dhe njoftimit të anëtarëve dhe delegatëve të Kuvendit të FFK-së për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, ju informojmë se Komisioni për mbarëvajtjen e procesit deri në datën e mbledhjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor, ku është paraparë edhe zgjedhja për kryetar të FFK-së, duke vepruar në përputhje me nenet 34 dhe 50 të Statutit të FFK-së dhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv të datës 02.03.2022, pas verifikimit të aplikimeve të të kandiduarve për kryetar, verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve ligjor që mbështesin të kandiduarit për t’u zgjedhur kryetar i FFK-së, si dhe verifikimin e procedurave të tjera statutare, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.03.2022, mori vendim dhe i njoftoi aplikuesit që kanë kandiduar për kryetar të FFK-së.

Ky vendim i është dërguar Komitetit Ekzekutiv, i cili edhe e ka aprovuar këtë vendim më datë 22.03.2022. Ky vendim do t’i përcillet të gjithë delegatëve të Kuvendit të FFK-së, për procedim të mëtutjeshëm në ditën e mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Kuvendit me datën 06 prill 2022.
Me këtë vendim janë informuar edhe aplikuesit për t’u kandiduar për kryetar të FFK-së, ku për çfarëdo paqartësie ose mospajtimi janë udhëzuar me këshillën juridike. Po ashtu, me këtë vendim do të informohen organet përkatëse të UEFA-së dhe FIFA-së, të cilët monitorojnë punën e Federatave anëtare, si dhe gjithashtu do të informohet MKRS-ja. Për detajet rreth këtij vendimi dhe arsyetimin e tij, ju lutem gjeni më poshtë linkun me vendimin e publikuar.”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga