KOSOVA U18
Grupmoshat U18 mposhten nga Norvegjia
4 July, 2017 @22:56
Në ditën e parë të Kampionatit Evropian, Divizioni C, që po mbahet në Qipro, Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll u mposht nga Norvegjia në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Grupit A.
Takimi përfundoi me rezultat 82-65 për norvegjezët, ndërsa pas Norvegjisë, Kosova do të ndeshet edhe me Armeninë dhe Qipron.
Kosova ishte afër me lojë me Norvegjinë deri në çerekun e fundit, ku hynë me 57-55. Mirëpo, e tëra u rrënua në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes, ku norvegjezët me 25-10 shënuan fitore, ku u dallua Simon Muller-Landsvik me 18 pikë e 5 asistime.
Dardan Kapiti ishte më i dalluari te Kosova me 13 pikë e 10 kërcime.
Kampionati përfundon më 9 korrik.