SHQIPËRIA
Edhe kuqezinjtë nisin përgatitjet
4 July, 2017 @10:31
Kombëtarja shqiptare në basketboll, ka nisur përgatitjet për fazën parakualifikuese të Botërorit Kina 2019, kanë bërë të ditur mediat e atjeshme sot.
Nën drejtimin e përzgjedhësit, Antonis Constantinides, kuqezinjtë kanë nisur stërvitjet e para me kombëtaren, për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjet parakualifikuese të Grupit B.
Shiko: GRUPET PARAKUALIFIKUESE
Në Grupin B, Shqipëria ka kundërshtarë Austrinë dhe Holandën, me të cilat do të ndeshet përgjatë shtatorit, duke kërkuar daljen nga grupi parakualifikues.